Aktori dhe regjisori shqiptar i jep fund beqarisë!

Ai ka lënë pas impenjimet si aktor në teatër e kinematografi, të paktën për këtë fundjavë, pasi këtë të shtunë më 20 prill aktori dhe regjisori Andi Begolli mori një nga rolet më të rëndësishme të jetës, atë të bashkëshortit.

Andi dhe partnerja Stela i dhanë fund beqarisë mbrëmbjen e kaluar nëpërmjet një ceremonie të bukur dasme, ku nuk mungoi valsi i “Hirushes” me të cilën çifti hapi mbrëmbjen.


Begolli është i njohur për një sërë rolesh në teatër e kinema, e po ashtu karriera e tij ka qenë e fokusuar edhe tek regjia.

Previous ArticleNext Article