KreuKuzhine

Ëmbëlsira që nuk duhet të mungojë sot, në drekën e Pashkëve!

Pashkët erdhën dhe ajo që ju duhet është një ëmbëlsirë e shijshme dhe gjallë e bërë me një bazë çokollate. Dhe kjo tortë është perfekte! A nuk ju duket e ngjashme me një fole? Kjo tortë është një ëmbëlsirë të cilën me siguri do t apëlqejnë shumë edhe fëmijët tuaj sepse ka një  pamje mbreslënëse.

Përbërësit: 250 gramë miell, 150 gramë sheqer pluhur, 3 vezë të plota dhe një e verdhë veze, një lugë çaji ekstrakt vanilje, 150 gramë çokollatë e zezë, pak kripë, gjysmë pustine pluhur për pjekje, katër lugë qumësht, 130 gramë qumësht. Për kremin prej çokollate: 125 ml pana, 150 gramë çokollatë e zezë, 15 gramë gjalp.

Përgtitja, për brumin: punoni gjalpin me sheqerin, vaniljen, kripën dhe vezët deri sa të keni një krem të verdhë homogjen. Shtoni çokollatën e shkrirë dhe përziejeni të gjithë masën.

Më pas shtoni miellin me pluhurin për pjekje përziejeni masën dhe shtoni edhe qumështin. Hidheni brumin në një formë për pjekje dhe piqeni me 170 gradë për të paktën një orë.

Për krem mbulues: Vendoseni panin me gjalpin në zjarr të valojnë, më pas shtoni çokollatën e copëtuar dhe trazojeni shpejt me lugë në mënyrë që të shkrijë. Më pas enën kalojeni në banjëmari me ujë të ftohtë dhe përziejeni masën me rrahëse elektrike.

Pas rreth 10 minutash do të keni një krem trashë. Hiqeni kekun nga furra dhe lereni të ftohet plotësisht dhe sheshoni sipërfaqen duke prerë pjesët e dala. Më pas, me ndihmën e një spatul dhe dekorojeni atë me kremin me çokollatë të përgatitur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF