KreuBusull

Historia e rrallë e dashurisë që përloti shqiptarët mbrëmë në “Dua të të bëj të lumtur”!

Dashuria qëndron mbi gjithçka, në të mirë e në të keq; në varfëri e pasuri; në sëmundje e shëndet…Historia e mëposhtme e vërteton më së miri….
Historia e tretë që mbylli programin “Dua të të bëj të lumtur”  mbrëmbjen e së shtunës  ishte një histori dashurie plot sakrifica dhe përkujdesje. Meti dhe Filxhonia ishin njohur nëpërmjet të afërmve të tyre dhe në momentin që ishin takuar kishin rënë në dashuri me shikim të parë.


Gjithçka shkonte mirë midis tyre, por përshkak të vështirësive ekonomike Meti kishte emigruar në Angli duke lënë pas Filxhonen dhe djalin e sapolindur. Policia në Angli e kishte arrestuar Metin sepse nuk kishte leje qëndrimi dhe për këtë arsye pas disa muajsh ishte rikthyer në Shqipëri.
Gjithçka ishte perfekte sipas Metit deri në momentin kur Filxhones i ishin shfaqur disa shqetësime shëndetësore. Pas shumë vizitash mjekësore, Meti dhe Filxhonia kishin mësuar se ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Gjatë gjithë kësaj kohe, Meti i kishte qëndruar pranë dhe ishte kujdesur që Filxhones të mos i mungonte asgjë.


Meti i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Filxhonen që është pjesë e jetës së tij dhe për ta bërë të lumtur. “Atë që kam bërë për ty do të vazhdoj ta bëj gjithmonë deri në fund të jetës. Mua do të më kesh pranë gjithmonë! Ti je ajo që më frymëzon dhe më jep jetë çdo ditë”, – u shpreh Meti.


E ftuara surprizë për Filxhonen ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj e cila u shpreh: “Besoj që jam e emocionuar pafund dhe nuk ndodh shpesh që të më mungojnë fjalët. Jam frymëzuar shumë nga historia juaj e dashurisë. Mua sot më keni mësuar një gjë shumë të madhe, që dashuria është forca me e madhe që ka njeriu. Kur ke njeriun e duhur në krah, nuk të duhet asgjë tjetër”.

Burimi: Top Channel

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF