KreuCelebrity

U bë nënë një muaj e gjysmë më parë; Linda Halimi publikon për herë të parë portretin e vajzës!

Linda Halimi e mbajti private shtatzëninë për 9 muaj, ndaj lajmi se ajo u bë nënë një muaj e gjysmë më parë, çuditi jo pak ndjekësit dhe dashamirësit e saj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja nga Kosova lajmëroi ngjarjen e bukur në jetën e saj kur së bashku me bashkëshortin Davon Edwards mirëpritën vajzën Kaimana.

Sot mami Linda në ditën e Pashkës publikoi për herë të parë portretin e vogëlushes, duke ndarë me ndjekësit në rrjetin social instagram një foto të shkrepur kur Kaimana ishte vetëm 2 javëshe.


Me duart e vendosura në mjekër, Kaimana duket si një ëngjëll!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF