KreuStil Jetese

Cfarë veshi Kate Middleton në meshën e pashkëve!!!

Pashkët katolike këtë vit ranë në 21 prill, dhe anëtarët e familjes mbretërore morën pjesë në shërbesën e mbajtur në kapelën e St. George në Windsor. Mbretëresha Elisabetë u shoqërua nga Harry ( Meghani, që është në ditët e fundit të shtatzanisë, mungoi) dhe nga princi William e Kate Middleton. Si gjithmonë, dukesha e Kembrixhit arriti t`I tërhiqte të gjithë vështrimet.

Kate kishte veshur një kostum elegant gri të celur në bojëqielli të lehtë, kombinuar me një kapele e këpucë të së njëjtës nuance, por pak më të errëta. As mbretëresha nuk kaloi pa u vënë re me kostumin bojë mente. Të dyja qëndruan në krah të njëra tjetrës, dhe dukej që po shkonin shumë mirë!!!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF