Hile stili: si ta mbani këtë pranverë crop top-in!!!!!

Moti po ngrohet dhe po vjen koha më në fund, për gjërat e lehta e të bukura, dhe bluzat e shkurtra mbeten mjaft të preferuara dhe këtë sezon. Të ashtquajturat „crop top” janë disa prej trendeve më të guximshme, por që janë pëlqyer goxha, nga të gjitha llojet e femrave pavarësisht siluetës. Si mund të mbahen ato më bukur:

  • Ju mund ta “sajoni“ vetë crop top-in tuaj : me ndihmën e sutjenave mund ta mblidhni dhe një pulovër më të plotë e ta bëni bluze të shkurtër që nxjerr barkun, moda jua lejon!

  • Shtoni volum: përforëcojeni pamjen e saj me një xhakete over size, ose dicka me ngjyrë të fortë, të cilën ta hidhni me lehtësi mbi supe

  • Mund të krijoni kombinime që të duken sikur janë e njëjta rrobë, por e prerë

  • Bukur duket dhe me një shtresë të tejdukshme sipër

  • Më të guximshmet pastaj, në vend të crop top-it, mbajnë dhe një sutjen më të plotë!

Previous ArticleNext Article