KreuFashion

Horoskopi i Buzëkuqit, ja ngjyra që i shkon secilës prej nesh!

Një buzëkuq mund të jetë vetëm një pjesë e pamjes tonë, por mund të kthehet edhe një një busull që na orienton drejt ngjyrave të cilat na përshtaten më shumë me karakterin tonë. Marka e njohur e buzëkuqëve Bite Beauty, ka krijuar një buzëkuq për secilën shenjë të horoskopit, duke krijuar një gamë tonesh e cila duke u konsultuar me astrologët, mund të na zbulojë vërtet se çfarë ngjyre i shkon buzëve tona. Zbulojeni!

Dashi

I fortë dhe që bie në sy, ky është buzëkuqi tipik i shenjës së Dashit, një natyrë impulsive, e cila do të tregojë në gjithçka anën guximtare. I pëlqen të përfaqësojë gjithçka të re, nga trendet e freskëta, deri tek ngjyrat e zjarrta dhe pasionante. Dashi është një tifoz i ngjyrave të qëndrueshme, pa humbur kohë duke përdorur të kuqen klasike, e cila nuk shkon aspak me natyrën dhe karizmën, ndaj edhe i pëlqen të eksperimentojë shpesh, por pa dalë nga natyra.

Demi

Ka buzët më të bukura në zodiak. Të gjitha femrat e Demit janë kokëforta dhe të vendosura, ndaj nuk heqin dorë nga zgjedhjet e tyre. I pëlqen një buzëkuq paksa i pjekur, por asnjëherë nuk shkon tek ato natyralë. Beson se tonet femërore nuk janë ato të theksuara, ndaj edhe është besnike ndaj zgjedhjeve paksa tradicionale, herë tek ngjyrat e buta, ku spikat pigmenti bazë, e herë tek ato më të theksuara, kur duan të nxjerrin në pah aspektin e tyre joshes, por jo banale.

Binjakët

Komunikimi i tyre është pika më e fortë, ndaj edhe pse janë paksa natyra të ndrojtura, ato e dinë se ka shumë rëndësi çdo fjalë që del nga goja e tyre. Binjakët përfaqësojnë ngjyrat e freskëta, nga ato që të bëjnë të kthesh kokën, shpesh me pak efekt shkëlqyes. Besojnë se kjo zgjedhje i bën të ngjajnë më rinore dhe lozonjare. Ngjyra e tyre ideale e cila nxjerr në pah edhe personalitetin e tyre është e kuqja e lehtë, por edhe nuancat paksa fosforeshente deri tek roza e hapur.

Gaforrja

Udhëhequr nga hëna, gaforrja është një shenjë natyrale e zodiakut, me një lëkurë të shkëlqyer. Ngjyrat me shumë shkëlqim, gati si perlat janë ideale për to. Shenjë rebele, por edhe e butë, mund t’ju befasojë me ngjyrat e guximshme të buzëkuqit, por pse jo edhe me ato pak më të mbyllura. Feminiliteti dhe sensualiteti dallon te Gaforret, ku ngjyra koral i dhuron atyre një pamje të sofistikuar, pa harruar anën e tyre të ëmbël e cila shprehet më një buzëkuq ngjyrë qershie.

Luani

Luanët jane shenja e dytë e astrologjisë e lindur në elementin e zjarrit, ndaj preferojnë gjithnjë ngjyrat e theksuara. Ato janë paksa dramatike, krijuese dhe që të mbajnë në qendër të vëmendjes, duke bërë përshtypje verbuese me buzët portokalli. Femrat e Luanit karakterizohen nga personaliteti tyre i fortë, aq sa egocentrizmi i tyre shpesh i bën të duken agresive, ndaj ato e kanë të nevojshme të paraqesin veten me ngjyra ku efekti metalik i bën të dallojnë prej së largu.

Virgjëresha

Të njohur për bukurinë e tyre të sinqertë, virgjëreshat janë engjëlloret e zodiakut dhe shpesh kanë nevojë vetëm për buzëkuqin e duhur për të rritur bukurinë e tyre. Ngjyrat e tokës, gati si ajo e kumbullave mund të komplimentojnë pamjen e tyre të freskët dhe të rafinuar. Nga njëra anë shfaqen të rezervuara, por në anën tjetër do të zbuloni aspektin energjik, të gatshme për të luajtur me ngjyrat ku vishnja me efekt gjaku mbetet gjithnjë një pikë e fortë dhe mjaft tunduese.

Peshorja

Aspekti i bukurisë për Peshoret është një qëllim në vetvete, ndaj edhe i kushtojnë shumë kohë rutinës estetike. Në ndikimin e Venusit, ato priren drejt paraqitjeve të pastra, një pamje të këndshme, të ekuilibruar dhe asgjë tepër ekstreme. Temperamenti i saj i qetë dhe i kontrolluar i përshtatet gjithashtu ngjyrave të errëta, të cilat do të nxjerrin në pah feminilitetin. Eksperimenton me ngjyrat nude, ato që balancojnë ngjyrën e lëkurës, me një grim më shumë ujë e sapun.

Akrepi

Akrepi është misterioz dhe magnetic. I pëlqen të luajë kartat e saj me anën e saj të fshehtë. Një akrep ka stil delikat, ndaj edhe etiketohet si shenja më ‘smokey’ e zodiakut, duke zgjedhur ngjyrat hipnotizuese. Dëshirës së saj për të qenë kundër rrymës i përshtaten më së miri ngjyrat e mbyllura, por i pëlqen po kaq edhe roza e ndezur, thuajsa e gjithë linja e buzëkuqëve me efekt neon, deri tek ato ku shpesh nuk mungojnë edhe xixat, sepse i pëlqen të luajë me pamjen.

Shigjetari

Shigjetari aventurier pëlqen të kalojë kufijtë e rinj, duke përqafuar një gamë ngjyrash, por më shumë eksperimenton me ngjyrat e gjalla. Kjo shenjë mund të tërheqë me një pigment si vjollcë, kuqe ose blu, sepse e udhëhequr nga Jupiteri, shpesh edhe e tepron me stilin e saj. Në zodiak përfaqësohet me të gjitha tonet e rozës së ëmbël, një stil i guximshëm, paksa si një Barbie që po shkon në festë, nuk harron të joshet shpesh edhe nga të gjitha sfumaturat e portokallisë.

Bricjapi

Me një stil pak klasik dhe konservator, kësaj shenje i shkon buzëkuqi enigmatik, i cili nxjerr në pah vetëm buzët e bukura. Ka një stil bukurie thuajse magjik, të cilin preferon të ruajë gjithnjë, pa dalë nga vetja me eksperimentime të tepruara. Vendosmëria është karakteristika kryesore e personalitetit të tyre, ndaj edhe buzëkuqi që e përfaqëson më së miri karakterin e femrës Bricjap është ngjyrë tulle, shpesh preferon edhe nuancat e kumbullës, vishnje, apo ato me efekt nude.

Ujori

Shenja që guxon të jetë ndryshe. Ujori ka një qasje tërësisht unike ndaj bukurisë dhe ato e shtyjnë deri në kufijtë e të pabesueshmes. Një zemër rebele si Ujori, guxon të provojë një ngjyrë të re, nga tendencat thuajse revolucionare me efekt metalik, deri tek një i kuq buzësh i cili ka domethënie për pamjen e saj. Ngjyra e buzëkuqit që ju shkon më shumë është ngjyrë jargavani, sepse vetëm me atë ato duken vërtet joshëse, provokuese, por edhe sensuale.

Peshqit

Thuajse të gjitha shenjat e ujit, siç janë Peshqit, janë ëndërruese, me shpirt artistik dhe tej mase emocionale. Të udhëhequra nga Neptuni, kjo shenjë e Zodiakut është një kameleon, sepse i pëlqen të eksperimentojë me pamjen, nga aspekti multi-dimensional tek buzëkuqët me efekt shkëlqyes, bluja enigmatike dhe e kuqja e theksuar. Femrat e lindura në këtë periudhë të vitit janë shumë romantike dhe altruiste, ndaj nëse flasim për ngjyrën ideale, është e kuqja e errët.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF