KreuBusull

Tërmet në Shqipëri; ja ku ishte epiqendra!

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë me thellësi 2 km u shënua paraditen e sotëm në Shqipëri.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar rreth orës 11:00.

Epiqendra ka qenë 30 km nga Tirana, në zonën e Fushë-Krujës. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe në Durrës.
Deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo persona të lënduar nga lëkundjet.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF