KreuStil Jetese

8 muajshe shtatzënë! Rona Nishliu zgjedh mënyrën më të bukur për të njoftuar pritjen e ëmbël

Rona Nishliu është 8 muajshe shtatzënë dhe ka zgjedhur mënyrën më të veçantë e më të bukur për të dhënë lajmin e gëzuar. Këngëtarja zgjodhi ta publikoi pritjen e ëmbël me anë të albumit të saj të rij të quajtur “Mindil”, promovimi i të cilit u bë disa orë më parë në një koncert me ftesa.

Në cover-in e albumit nëna në pritje shkroi disa fjalë të ëmbla për krijesën që rritet brenda saj duke i dedikuar gjithë këtë projekt gjigand fëmijës së parë që pritet të vijë në jetë në pak javë.

“Ky album shkon për ty, që  jam duke të mbajtur prej muajsh brenda meje, ende duke pritur për takimin e parë. Ti dhe gjithë fëmijët e tjerë, duhet të zbuloni çfarë e frymëzon muzikën tonë kombëtare.

Pasi të dëgjoni këngët e mia, kërkoni për performancat origjinale të Nexhmije Pagarushës, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Muharrem Qena e shumë të tjerë. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit e tyre të pavdekshme dhe frymëzimin që ende japin.”- shkruan Rona në krye të albumit.

Rona Nishliu dhe partneri i saj Flori kurorëzuan dashurinë në shtator të 2018-ës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF