KreuArt

Dua Lipa: Katty Perry më dha një këshillë me vlerë, ndërsa amerikanët duan të shohin tek çdo artist Beyonce!

 

Ajo është ylli i kopertinës së “Elle”! 23 vjeç ka qenë një nga këngëtaret më të lakuara të 2018-ës, fituese në moshën më të re e dy Çmimeve Grammy, artistja femër më e transmetuar në vitin 2018, ndërsa me këngën “New Rules” u shpall këngëtarja më e re që arriti të rrëmbejë 1 bilion shikime në Youtube…

Është Dua Lipa! Emri i së cilës është i pakuptimtë për anglishtfolësit, por që do të thotë DASHURI, duket se edhe i ka paracaktuar natyrën asaj!

Bordo.al sjell një pjesë nga intervista e sapo publikuar e DIVËS së re botërore, së bashku me një set fotografik!

Marrë nga Elle, përshtatur për bordo.al

Si të pëlqejnë vezët?”, më pyet Dua Lipa, teksa ishim në kuzhinën e saj, në apartamentin në West Hollywood Airbnb, që ajo po e quan shtëpi këtë muaj. “I ziej, por do t’i preferoja pak të buta”.

Sapo kishte përfunduar disa ushtrime me trajnerin suedez të yjeve, Magnus Lygdback buzë pishinës dhe tashmë e veshur me një T-shirt Balencisga, tuta Y-3, flokët e zinj i kishte kapur me një lidhëse me printe leopardi dhe tani Dua Lipa po na përgatit mëngjesin. Ajo i pëlqen shumë vezët, mund të hajë vezë gjatë gjithë ditës, edhe kur është në turne. Teksa hap ambalazhin e vezëve thonjtë e gjatë në ngjyrë argjendi, e bëjnë të duket tejet e vështirë ky proçes. Madje edhe me telefonin duket e vështirë me ata thonj. “Do thyej këtë dreq ekrani, madje edhe flokët nuk i prek dot sepse më mbesin thonjtë aty”; tregon 23-vjeçarja, e cila këto ditë mund të fitojë çmimin për thonjtë e çuditshëm, ndërsa disa ditë më parë ajo rrëmbeu dy çmime Grammy. Ndonëse është shpallur artistja që ka mundur të rrëmbejë dy çmime grammy në një moshë fare të re, për ata që janë mbi 25 vjeç emri i Dua Lipas ende nuk thotë shumëçka (ndërkohë krejt e kundëra ndodh me brezin më të ri). Duket se tek të huajt ka një vështirësi në shqiptimin e emrit të Dua Lipas, dhe një rast i tillë ishte majin e vitit 2018 kur moderatorja Wendy Williams së bashku me disa të ftuar në studio po diskutonte veshjet e këngëtarëve dhe kur në ekran u shfaq foto e Dua Lipës, moderatorja pyeti se çfarë mendimi kishin të ftuarit për veshjen e Doola Peep.

“M’u duk për të qeshur, madje disa miq të mitë tani më thonë Doola Peep. Është më mirë se Duolingo”

Ky konfuzion ndoshta ka lindur nga paragjykimet për prejardhjen e yllit të popit. Njerëzit e kanë të vështirë ta përcaktojnë nga vjen ajo. Kjo ka ndodhur që kur Dua ishte fëmijë dhe u shpërngul nga Londra në Kosovë e më pas anasjelltas. Emri i saj në shqip do të thotë dashuri.

“Jam mësuar të korigjoj njerëzit për emrin tim gjatë gjithë jetës, ndaj tani kam arritur në një pikë që u them më quani si të doni, herët a vonë do ta mësoni të dashur”!

Dua Lipa e mbylli vitin 2018 me një sërë arritjesh e suksesesh që janë të rralla për moshën e saj të re;  bashkëpunimi me Calvin Harris i titulluar “One Kiss” u shpall kënga e dytë më e tranmsetuar në Britaninë e Madhe. Albumi i saj e katapultoi 23 vjeçaren si artisten femër më të transmetuar në vitin 2018. Kënga “Neë Rules” që shumë shpejt u kthye hit e shpalli Duan si artisten femër më të re që arriti të rrëmbejë 1 bilion shikime në Youtube….

Por tani, Dua Lipa, mbretëresha e asaj që ajo  vetë e quan “dark pop”, një nga këngëtaret më të dëgjuara anekënd botës, gjithçka dëshiron është një grirës avokadoje. Vezët tona duam t’i konsumojmë si tost me avocado por një kokërr avokado që duket e papjekur mirë, të cilën Dua po mundohet ta qërojë me pirun, nuk po i bindet artistes, që duket krejt e fokusuar tek ‘lufta’ mes pirunit dhe avokados. I kërkova asaj të më fusë në historinë e jetës së saj, por fruti i papjekur po e shpërqendron Lipan.

E lindur në Londër në një familje emigrantësh nga Kosova, Lipa ka qenë e destinuar për të ndjekur rrugën e muzikës. Babai i saj Dukagjin Lipa ka qenë një rroker në Kosovë, para se të emigronte për në Londër (tani është i njohur si babai super seksi i Dua Lipas).

“Para luftës mami im ka studiuar për drejtësi. Babai bënte muzikë dhe studionte për stomatologji. Në Londër prindërit e mi kanë punuar në bare e lokale, ndërsa babai im ndiqte njëkohësisht edhe studimet në universitet. Një gjë që kam mësuar nga prindërit e mi është se si ata përshtateshin me çdo ambient pavarësisht gjithçkaje, ashtu edhe unë”

Në moshën 9-vjeçare Dua u regjistrua në “Sylvia Young Theatre School”, ku ka studiuar edhe Amy Ëinehouse. I impresionuar nga timbri i zërit të saj, një instruktor e çoi Duan në një klasë me fëmijë më të rritur se mosha e saj.

“Ai ka qenë personi i parë që më ka bërë të ndihem se unë mund t’ia dal. Ai më vinte para adoleshtëve të këndoja dhe njerëzit habiteshin se si unë aq e vogël kisha zë të fuqishëm. Kështu fitova besimin në vetvete”

Në një koncert të Ed Sheeran, ajo takoi prducentin Marlon Roudette, i cili e ftoi Duan të bënte një ‘cover’ të “Cocoa Butter Kisses” nga ku duket se filloi gjithçka për yllin ndërkombëtar me origjinë nga Kosova dhe në moshën 18 vjeçare ajo pati kontratën e parë me një shtëpi diskografike.

“Oh, Zot një copë avokado nuk po më zbutet, dreqin!”

Për dikë që është gati për t’u kthyer në yllin më të madh botëror të muzikës pop, që është kaq e sinqertë, dhe që guxoj të them kaq normale, ajo ende shfrytëzon veten për të folur me gazetarët e madje edhe i jep për të ngrënë atyre….

Je shumë mbështetëse ndaj grave; mendon se kjo është një mënyrë për të qenë një yll popi i suksesshëm sot?

Jetojmë në një kohë kur njerëzit po bëjnë këngë me mesazhe të fuqishme. Mos harroni se mesazhet e forta kanë qenë gjithmonë pjesë e muzikës, veçanërisht për artistet femra. Më pëlqen fakti që po flasim hapur për gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi për ne.

Ke kaluar pjesën më të madhe të jetës në Londër. Sa e lidhur je me Kosovën?

Kosova më ka përcaktuar shumë në atë çka jam sot. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët e tua, ende pa i ditur dhe ti vetë mirë, por gjithmnë ata më kanë dhënë shumë dashuri. Eksizton një stigmë për të qenit nga Kosova apo Shqipëria. Në filma shqiptarët kanë gjithmonë personazhe mafiozë dhe kjo nuk është gjë e mirë. Ne po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për ne.

Çfarë mendoni për audiencën amerikane, ka shumë ndryshim me atë europiane?

Ata janë brutal. Para se të bëhesha e njohur, unë nuk mbaj mend të ndjeja urrejtje. Më pas me famën aty ndihet ajo ndjenja e çuditshme për pritshmërinë, që ata kanë për të qenë patjetër një Beyonce. Çdo gjë që bën kalon nëpërmjet një xhami zmadhues. Njerëzit i gjejnë patjetër një marifet arritjeve të tua. Ata të tregojnë se çfarë duhet të bësh, apo si duhet të jesh, si duhet t’i mbash flokët… Ti jeton gjatë gjithë kohës nën një presion se mos nuk je e mirë mjaftushëm dhe kjo gjë të çmend, duhet të jesh me të vërtetë shumë e fortë… Tëitter është super-toxic.

Sa i përket komenteve në rrjete sociale, si e vendos se kur duhet të shqetësohesh e kur jo?

Kur kam takuar Katy Perry ajo më tha: “Uroj që të mos kërkosh asnjëherë emrin tënd në ‘google’. Këtë kam bërë unë në fillim të karrierës time dhe mërzitesha për çdo shkrim që lexoja për veten time në çdo tabloid. Hiqi ‘notifications’ nga telefoni, sepse përndryshe nuk do të mund të bësh dot të bësh atë që ti do”! Unë nuk mund të lejoj që mendimet e të tjerëve të caktojnë atë që unë jam dhe këtë ua them shpesh edhe fansave të mi.

Marrë nga Elle, përshtatur për bordo.al

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF