Fiori Dardha tregon foton e djalit:“ Kjo më bën të harroj cdo shqetësim! “.

Është prej nëntë vitesh nënë e një djali, Abelit, por momenti I ardhjes së tij në jetë vazhdon të mbetet i rrënjosur fort në kujtesën e moderatores si casti që I ndryshoi ekzistencën. Këtë e tregoi dhe foton e fundit të postuar në Instagram, ku shihet me Abelin në ditën e lindjes. Fiori e konsideron foton më të bukur që ka, dhe atë që e qetëson më shumë se të gjithë të tjerat.

“Sa herë më ndodh të mërzitem për ndonjë veprim të dikujt, për ndonjë fjalë të thënë pa takt, për ndonjë zhgënjim që vjen si ‘dhuratë’ nga ata që u ke dhënë besim, për ndonjë plan të pa realizuar, për ndonjë telash të papritur në punë, etj, etj… unë shoh këtë foto! Shoh këtë foto (të shkrepur vetëm pak orë pasi Abeli erdhi në jetë) dhe harroj çdo shqetësim, çdo problem! Shoh këtë foto dhe kuptoj sa e bekuar jam! Shoh këtë foto dhe bota më bëhet e mrekullueshme, jeta mbushet plot ngjyra e dritë! Shoh këtë foto dhe falenderoj Zotin! Kjo është fotografia më e bukur e jetës sime!”, ka shkruar ajo.

Previous ArticleNext Article