Koreografi i shquar Angjelin Preljocaj, merr në Francë postin e rëndësishëm e të shumëmerituar!!

Lavdërimet për talentin e tij kanë qenë pafund e aspak të ekzagjeruara; unë jam shqiptar së brendshmi, e francez së jashtmi, thoshte dikur koreografi Angjelin Preljocaj, duke pohuar me një modesti të admirueshme origjinën e tij. I madhi Ismail Kadare e pat përshkruar si “Kushëri të Engjëjve“, kaq e thellë ishte forca dhe mjeshtëria e interpretimit të tij.

Tani, meritat I janë njohur plotësisht dhe në vendin ku lindi, në Francë, por ku nuk harroi kurrë se në deje, kishte gjak shqiptari:Angjelin Preljocaj, një figurë e rëndësishme e baletit modern bashkëkohor, është zgjedhur anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura.

Publiku shqiptar pati mundësinë ta shohë nga afër gjenialitetin e tij ne vitet  2014 dhe 2015, kuri bashkëpunoi me teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me veprat “Ekstravaganca” dhe “Dasma”, ndërsa kompania e vet ka interpretuar edhe në Kosovë.

Previous ArticleNext Article