KreuCelebrity

Marina Vjollca ‘çmend’ instagramin me foto të nxehta!

Ndonëse karriera e saj prej mëse një viti ka marrë një pushim të gjatë, në rrjetin social instagram Marina Vjollca është herë pas here aktive nëpërmjet postimeve nga përditshmëria apo pushimet që për bukuroshen e ekranit janë të shpeshta.


Pak orë më parë Marina ka zgjedhur të vijë në një formë krejt ndryshe në instagram, duke postuar disa foto ‘të nxehta’ që nuk lanë aspak indiferent ndjekësit e saj.


E ndodhur në një dhomë hoteli, me flokët e lagur dhe e veshur vetëm me një këmishë të bardhë, moderatorja bionde duket më seksi se kurrë në setin e fotove.


Nuk e dimë nëse ky set është me qëllimin për të lajmëruar ndonjë projekt të ri të bukuroshes së ekranit, pasi së fundmi është thënë se Marina në shtator do të nisë sezonin e ri televiziv në Tv Klan.
Gjithsesi fotot i shijuam të gjithë dhe versioni ‘hot’ i Marinës me siguri ju ka pëlqyer!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF