Krah John Travoltës; Blerim Destani pjesë e projektit gjigand në Hollywood!

Për karrierën e aktorit Blerim Destani nuk mund të kishte lajm më të mirë se ky!

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, aktori shqiptar ka surprizuar jo pak, teksa ka njoftuar se ai është përzgjedhur për të marrë pjesë në një film Hollywood-ian ku ka bashkëpunuar me emra gjigandë të kinematografisë botërore.

Destani ka ndarë me ndjekësit e tij një pjesë nga trajleri i filmit të titulluar “The Poison Rose”, ku ai ka patur fatin të aktrojë krah John Travoltës.

“Ishte kënaqësi të jem pjesë e një projekti kaq të bukur! Kënaqësi të punoj me ekipin dhe falënderime të veçanta për Morgan Freeman, John Travolta, Kat Graham, FAmke Janseen, Peter Stormare, Brendan Fraser dhe George Gallo”, ka shkruar 38-vjeçari në trajlerin e postuar.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article