KreuStil Jetese

Gruaja merr live në studion e “Dua të të bëj të lumtur” propozimin e shumëpritur tē martesës

Historia e dashurisë që mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”, ishte ajo e Albanit dhe Marinelës. Albani ishte shpërngulur në Itali që në moshën 17-vjeçare dhe pas disa vitesh ishte martuar me një italiane.

Në jetë kishin ardhur dy fëmijë, por midis çiftit kishin lindur debate dhe zënka të cilat i kishin çuar drejt divorcit. Një i afërm i Albanit e kishte njohur me Marinelën, e cila ishte gjithashtu e divorcuar. Sipas Albanit në momentin që ata ishin takuar kishin rënë në dashuri me shikim të parë.

Albani kishte menduar që ata duhet të hidhnin një hap tjetër në lidhjen e tyre dhe për këtë arsye ai kishte kërkuar ndihmën e programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i propozuar Marinelës për martesë.

Përpara se t’i propozonte programi kishte menduar që t’i bënte asaj një lojë duke e bërë që të mendonte se Albani e kishte ftuar për t’i shprehur dashurinë. Moderatorja Arbana Osmani e shoqëroi Marinelën në prapaskenë, ndërkohë që studioja po përgatitej për propozimin e shumëpritur.

“Ti hyre në jetën time në një kohë të vështirë për mua. Je shumë e rëndësishme për mua dhe të falënderoj që je bërë pjesë e pandashme e jetës sime. Prandaj nëse je dakord dua që të martohesh me mua!”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF