KreuCelebrity

Koco Devole rrëfen premtimin që i bëri të shoqes natën e parë të martesës!!

Fëmijët e “Kurthit të Piter Panit“ mbërthyen me pyetjet e tyre dhe Koco Devolen, por aktori I njohur I humorit arriti të dalë nga situate. Njëra prej pyetjeve të bëra ishte cfarë ndodhi natën e parë të martesës, dhe Koco e dha përgjigjen me shumë mjeshtëri, e sigurisht, edhe me humorin që e karakterizon.

“Natën e parë të martesës e mora nusen në krahë dhe i thashë “O shpirt, kështu do të çoj tërë jetën në krevat, në krahë”.  Kështu, vazhdoi viti i parë, i dyti, i treti, mirëpo, gruaja filloi të shëndoshej dhe nuk kisha fuqi më. Zgjodha një tjetër mënyrë: duke e mbajtur në kurriz, mirëpo edhe kjo metodë nuk vazhdoi gjatë. Mora madje edhe një karrocë vetëm që ta mbaja premtimin. Gruaja është shëndoshur shumë, por unë fjalën e mbaj. Do ta mbaj për gjithë jetën”,- tha ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF