Eveniment! Manjola Nallbani në 16 maj mban koncertin e saj recital!

Ikona e muzikës shqiptare Manjola Nallbani do të mbajë në 16 maj koncertin e saj recital “Jete me ju”! Fansat e artistes shumë dimensionale do të shijojnë hitet ndër vite të Nallbanit mes të cilëve “Kur e humba një dashuri”, “Përse të dua”,  këngë të reja, muzikë popullore të disa trevave shqiptare, por nuk do të mungojnë surprizat edhe për fansat e klasikes!

Dedikuar pikërisht karrierës së saj të gjatë, plot kulme, çmime të para në Festivalin e Këngës, vlerësime në festivalet e tjera në vend, albumet dhe trofetë ndër vite e kanë bërë atë të jetë një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës shqiptare. Pikërisht për duartoktitjet dhe mirëpritjen që i ka bërë publiku, artistja e ka titulluar koncertin e saj “Jetë me ju”.

Koncerti recital do të mbahet në Qendrën Kulturore të Qendrës Orthodokse, në orën 19:00. Për të gjithë të interesuarit biletat gjenden në Hotel Rogner, në Myticket.al, Western Union.

 

Previous ArticleNext Article