KreuStil Jetese

Përlotet Alketa Vejsiu për rastin e Xheisonit: “Kam jetuar në një shtëpi të tillë”

Mbrëmjen e së hënës spektakli i fëmijëve “Në kurthin e Piter Pan” ka nisur me një mesazh nga prezantuesja e emisionit Alketa Vejsiu. Kjo e fundit ka ndërmarrë një nismë për të ndihmuar një nga fëmijët protagonistë të këtij edicioni, Xheison Baftin. Por krahas mbështetjes së madhe që ka marrë rasti në fjalë, ka pasur edhe kritika për të cilat Alketa është shprehur e habitur se përse kanë ndodhur.

Kështu, në fillim të spektaklit  Alketa Vejsiu iu përgjigj të gjithave publikisht me një fjalim, teksa mes lotësh kërkonte shpjegimin përse ky reagim nga ana e njerëzve, kur ajo po nisej nga një qëllim i mirë.

“Këto janë fjalë zemre. Gjatë këtyre ditëve jam përballur me të gjitha llojet e komenteve edhe pse u nisëm me mendimin që të bënim diçka të mirë për njërin nga fëmijët, shumë të dashur për ju, por edhe për ne. Dua të them një gjë të vërtetë të jetës sime personale, është e vërtetë unë kam jetuar në një shtëpi që fuste edhe ujë brenda dhe u rrita me besimin dhe dëshirën e madhe që të bëja diçka të mirë për jetën time. Punova dhe ia dola në një kuptim”, tha Alketa Vejsiu, e përlotur në transmetim live.

“Po deklaroj këtu, se një pjesë të pagesës që më është akorduar nga televizioni Klan për drejtimin e “Kurthit të Piter Pan”, e dhuroj në ndihme të Xhejsonit dhe familjes së tij.”, ishte premtimi i Alketës, duke iu përgjigjur kështu akuzave se po e kanalizon bamirësinë vetëm tek kontribuesit e tjerë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF