KreuStil Jetese

Pink rrëfen për abortet e shumta, humba fëmijën kur isha 17 vjeç!

Artistja e njohur Pink ka zbuluar se ajo ka pësuar një abort kur ishte vetëm 17 vjeç. Këngëtarja tha se ndihej sikur trupi iu shkatërrua pasi humbi foshnjen e saj kur ishte një adoleshente. 39-vjeçarja e bëri këtë deklaratë teksa fliste hapur për albumin e saj të ri “Hurts 2B Human” duke sqaruar një nga këngët e saj që i dedikohej incidenteve traumatike të aborteve të tjera që kishte pasur më pas.

“…Unë kam një trup të stërvitur por në fakt në moshën 17 vjeçare kam pasur një abort. Unë doja ta mbaja atë fëmijë. Kur ajo i ndodh një gruaje apo një vajzë të re, ty të duket sikur trupi jot të urren dhe trupi jot është i shkatërruar dhe nuk do të bëj atë që duhet të bëj. Kam pasur disa aborte që atëherë, ndaj mendoj se është e rëndësishme të flitet për këtë, për atë që je në të vërtet dhe dhibjen që kalon…”

Pavarësisht nga vështirësitë e aborte të shumëfishta, ylli i muzikës ishte në gjendje të fillonte të ndërtonte familjen e saj. Ajo dhe bashkëshorti Carey Hart kanë dy fëmijë së bashku vajzën Willow 7 vjeç dhe djalin Jameson 2 vjeç.

Pink ka rrëfyer se ajo ka bërë terapi për të përballuar abortin në adoleshncë pesë vite pasi ai ndodhi dhe falenderoi për këtë ish asistenten e saj Laura Wilson.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF