Horoskopi ditor, e mërkurë 1 maj 2019

Dashi e mërkurë 1 maj 2019
Nuk është e mundur t’i përmbushni nevojat e dikujt tjetër. Në vend se t’i dyfishoni përpjekjet, është më mirë të ktheni vëmendjen te diçka më e rëndësishme. Kjo do ta bëjë të qartë qëndrimin tuaj karshi këtij personi. Disa njerëzve ju pëlqen të përfitojnë nga të tjerët, por ju nuk jeni tipa që e toleroni një sjellje të tillë. Nëse keni gjetur disa probleme në llogarinë bankare, është mirë të konsultoheni me një menaxher banke.

Demi e mërkurë 1 maj 2019
Duhet të përmbushni nevojat e një personi të dashur dhe kjo s’do të jetë e lehtë. Është e rëndësishme që ky person të sfidohet vetë. Në të kaluarën, ju keni qenë burim i tij i shpëtimit. Merreni këtë situatë si mundësi për të vënë në funksion karmën. Një i afërm emocional do t’ua sfidojë durimin. Mos ia vini veshin këtyre pohimeve dramatike. Disa njerëz do të provojnë të marrin vëmendjen tuaj.

Binjakët e mërkurë 1 maj 2019
Mos e neglizhoni shëndetin. Megjithëse keni shumë punë për të bërë, duhet të ndani kohë edhe për ushtrimet tuaja. Hani ushqim të shëndetshëm dhe flini sa duhet, sepse këto janë kritike për suksesin tuaj. Nuk do të jetë e lehtë të arrini rezultatet që dëshironi nëse ndiheni të lodhur, të irrituar apo nervoz. Ndërrojeni qasjen pasi një i afërm i juaji refuzon që të përballet me një rast emergjent.

Gaforrja e mërkurë 1 maj 2019
Duhet të lini pas dore disa plane personale për shkak të parave. Megjithëse është ndjenjë dëshpëruese të anuloni disa shëtitje, kjo është e vetmja mënyrë që të ruani stabilitetin financiar. Për fat të mirë, mund të kaloni mirë edhe pa shpenzuar shumë para të gatshme. Ka gjëra të mira që mund të shijoni siç janë filmat, lojërat apo edhe shëtitjet. Mos bëni panik nëse po përballeni me disa barriera.

Luani e mërkurë 1 maj 2019
Do të dështoni nëse tregoheni të ashpër me familjarët. Është më mirë të ruani qetësinë dhe mëshirën. Nëse bërtisni e shpërndani dënime vetëm sa do të keni telashe. Është më mirë të provoni një sistem tjetër. Sa herë që e shihni një përparim drejt cakut, duhet ta lavdëroni. Të afërmit tuaj do t’i përgjigjen mirë kritikave. Jetoni vetëm? Mendoni sesi të punësoni dikë që ua mirëmban shtëpinë.

Virgjëresha e mërkurë 1 maj 2019
Jeni lodhur duke qenë ata që gjithmonë i ndihmojnë të tjerët. Refuzoni kur dikush ju kërkon t’i bëni një shërbim komunitetit. Tashmë keni mjaft obligime. Disa njerëz do të ju akuzojnë se po tregoheni vetjak, por kjo ndodh vetëm sepse ata nuk dëshirojnë të bëjnë punën e tyre. Është koha t’u tregoni një leksion. Relaksohuni duke lexuar, duke vizituar vende të bukura apo duke u marrë me aktivitetet e preferuara.

Peshorja e mërkurë 1 maj 2019
Jeni duke punuar shumë por rezultatet nuk janë shumë mbresëlënëse. Do të ju duhet kohë të kërkoni alternativa tjera. Një punë që s’po ju përmbush shumë në aspektin kreativ, nuk është e pavlefshme sa për të mos u diskutuar. Mund të zhvilloni imagjinatën kur keni kohë të lirë. Do të merrni frymë lirshëm kur të keni më tepër para dhe stabilitet. Rezistoni idesë që të blini gjëra që s’kanë asnjë kuptim personal.

Akrepi e mërkurë 1 maj 2019
Do të arrini rezultate të gabuara nëse i trajtoni keq kolegët. Provoni të tregoheni më të hapur. Vetëm sepse dikush qesh dhe argëtohet, s’do të thotë se po tregohet joproduktiv. Secili ka stilin e vetë të punës. Gjykoni njerëzit në bazë të produktivitetit dhe jo të sjelljes së tyre. Disa nga anëtarët e stafit që qeshin më së shumti janë më të talentuarit. Sa më shpejt që mësoni të tejkaloni disa paragjykime, aq më mirë do ta keni.

Shigjetari e mërkurë 1 maj 2019
Është e vështirë të përballeni me shumë sfida. Një lidhje e dështuar ju ka rënduar zemrën. Por nuk duhet të rrini vetëm, vetëm pse keni pasur një përvojë të keqe. Keni mësuar dhe përfituar shumë nga kjo përvojë. Kur ndiheni të kërcënuar, shpesh keni shprehi të tregoheni sarkastik. Ju qeshni me problemet, kështu që njerëzit shpesh herë nuk e kuptojnë se keni frikë. Në vend se të mbroheni me këtë mekanizëm, bëhuni të sinqertë e pranojeni frikën.

Bricjapi e mërkurë 1 maj 2019
Qëllimet tuaja afatgjata kanë nisur të zhvillohen e të ndryshojnë. Është e qartë se duhet të ndryshoni drejtimin. Miqtë dhe familjarët do të ju bindin të drejtoheni në një fushë, por ju nuk po ndiheni të përmbushur me këtë gjendje. Mblidhni kurajon dhe provoni diçka të re. Kultivoni anën kreative. Gjëja më e rëndësishme është të gërshetoni talentin tuaj, duke kombinuar tekste, ngjyra, tinguj apo gjëra tjera.

Ujori e mërkurë 1 maj 2019
Siguria është më e rëndësishme se sa mendoni ju. Për një person rebel si ju, duhet të dini qartë se ku dëshironi të arrini. Mos lejoni që të mbani një vend pune që ju bën të ndiheni të mjerë. Është më mirë të shkoni diku ku ndiheni të dëshiruar dhe të vlerësuar. Nëse punoni në një institucion joprofitabil do të vlerësoheni shumë. Do të krijoni një ambient të ngrohtë pune dhe do të merrni përsipër disa përgjegjësi.

Peshqit e mërkurë 1 maj 2019
Ju duhen udhëzime, por askush s’po ju ndihmon. Besoji intuitës kur bëhet fjalë që të futeni në një territor që s’e njihni. Nëse bëni një gabim, dikush do të provojë t’ju bëjë të dukeni qesharak. Mos e merrni me panik. Kujtojeni se askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni inferior pa ia lejuar ju. Ruajeni qetësinë dhe do të krijoni përshtypje të mira. Njerëzit do të admirojnë aftësinë tuaj për të menaxhuar nën presion.

Previous ArticleNext Article