KreuStil Jetese

Trike të vogla që do i bëjnë ushqimet tuaj menjëherë më të shëndetshme!

Mund të duket e frikshme të rishikosh dietën tënde dhe të fillosh të ushqehesh më shëndetshëm, por tani një dietolog ka zbuluar disa trike të vogla se si të gatuajmë ushqime më të shëndetshme. Është e vështirë që të bësh një ndryshim rrënjësor në mënyrën e jetesës tënde por sipas një studimi të kohëve të fundit se rreth 80% e njerëzve i qëndrojnë besnik kombinimit të ushqimit tradicional. Gjithsesi dietologia Lucy Jones tregon për FEMAIL ndryshimet shumë të tjeshta që mund ti bëni ushqimit tuaj për tu siguruar që ti shtoni vakteve tuaja më shumë vitamina dhe minerale.

Hani domatet të shoqëruara me avokado.

Ky konminim ndihmon në shëndetin e syve falë përthithjes së një përbërësi ushqyes të quajtur  lycopene.

Gatuajini perimet para se t’ja shtoni recetës.

Shtoni disa karrota të ziera kur gatuani makarrona ose salca të ndryshme pasi karrota e gatuar na ofron më shumë karroten se e pagatuara e cila kthehet në vitaminë A dhe na ndihmon në shëndetin e syve.

Pini lëngje perimesh me gjetheve të gjelbra.

Gatuani një salcë perimesh ose skuqni me 150 ml lëng portokalli pasi vitamina C do t’ju ndihmojë të përthithni hekurin nga perimet me ngjyrë jeshile të zënë si spinaqi ose brokoli.

Ndërroni majonezën me kosin

Zëvendësoni majonezën në sanduiçin tuaj me kos pasi ka më pak yndyrë dhe më shumë proteina, kalcium dhe vitamina B12.

Hani peshk me kos pa yndyrë

Vitamina D e peshkut e ndihmon trupin të përthithë kalciumin falë kosit.

Gatuani qull me qumësht jo me ujë.

Gjithmonë kombinoni drithrat ose qullin me qumësht që të rrisni sasinë e kalciumit në trup pqr të patur dhëmbë të shëndetshëm dhe kocka të forta.

Shtoni gjalp arre

Shtojini një lugë gjalp arre ose kikiriku e bajameje petullave tuaja ose lëngut të frutave për të shtuar proteinat, mineralet dhe fibrat.

Hani një vakt të përzier.

Kur blini drekën tuaj në vend të patateve të skuqura blini sallatë që të përfitoni nga fibrat që ajo ka.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF