KreuCelebrity

“Kjo është dashuri”, Sara Hoxha publikon puthjen e ëmbël të darkës!

Familja Liço kanë darkuar jashtë mbrëmjen e kaluar, dhe mami Sara ka ndarë me ndjekësit disa momente teksa i vogli London po shijon një pjatë makarona, e mandej puthjen e ëmbë që nënë e bir i dhuruan njëri-tjetrit.

“That’s amore (Kjo është dashuri)” shkruan me të drejtë trashëgimtarja e Top Media në videon e postuar.

Teksa flokëkuqi 2 vjeç e gjysmë duket tejet i fokusuar tek pjata me makarona, nuk mud të mos tregohej edhe kavalier për t’i dhuruar një puthje gjithë dashuri mami Sarës, ndërsa babi Ledioni kësaj here duket se preferoi të mos bëhej pjesë e videos, duke bërë vetëm rolin e ‘operatorit’.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër më 13 dhjetor 2016, kur mirëpritën në jetën e tyre vogëlushin London Noor!

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF