KreuStil Jetese

Motra e Frederik Ndocit tregon “dhimbjen” më të madhe: “Dal dhe veç këndoj në pyll…!”

Mbrëmja e kësaj të mërkure ishte dedikuar motrave të njohura Ndoci, Rita dhe Juli, të cilat prej vitesh janë larguar nga Shqipëria.

Rita, Juli, Zef Deda, Myfarete Laze e mjaft miq të tjerë nga Shkodra erdhën në ekranin e Top Channel për të na risjellë edhe njëherë në mendje muzikën dhe imitimet e shkëlqyera të motrave Ndoci.

Në fillim të emisionit, të dyja motrat kanë treguar jetën e tyre larg Shqipërisë dhe qëndrimin në Gjermani.

Ama, Rita ka treguar edhe brengën e saj më të madhe… duartrokitjet e publikut!

“Kur jam e lodhur dhe dua të shplodhem, dal në pyll dhe këndoj. Aty më dalin njerëzit dhe më duartrokasin. Më thonë, bravo! Dhe unë u them, faleminderit! Për këtë më ka marrë shumë malli, për duartrokitjet e publikut!”, – ka treguar këngëtarja e njohur.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF