Aksidentohet Bebe Rexha; ja gjendja e saj!

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka postuar një instastory aspak të zakonshëm pak orë më parë, ku njofton se ka pësuar një aksident me makinë, por për fat të mirë asgjë serioze nuk ka ndodhur me shëndetin e saj.

“U përfshiva në një aksident me makinë sot. Gjithçka është mirë dhe të gjithë jemi mirë. Kjo vetëm më kujtoi se sa e shtrenjtë është jeta”; ka shkruar artistja shqiptare me famë botërore.

Këngëtarja vetëm një ditë më parë u vlerësua në Billboard Music Awards me çmimin për këngën më të mirë të muzikës “Country”.

Previous ArticleNext Article