KreuCelebrity

7 arsye pse fëmija i Harry-t dhe Meghan do të ndryshojë historinë!

Meghan Markle dhe Princ Harry po përgatiten për ardhjen e fëmijës së tyre të parë. Ndërsa pjestarët e familjes mbretërore i duan dhe respektojnë traditat sa i përket ardhjes së një bebi në familje, këta ta dy i kanë devijuar disa prej rregullave.

Ja pse vogëlushi i Sussex do të jetë ndryshe nga bebet e tjera të Pallatit Mbretëror!

1. Fëmija i Meghan dhe Harry nëse do, mund të kërkojë nënshtetësinë amerikane ose mund të mbajë dy nënshtetësi. Origjina amerikane në familjen mbretërore angleze është e papranueshme. Eduarti i VIII-të hoqi dorë nga froni në vitin 1937 pasi u martua me amerikanen e divorcuar Wallis Simpson. Fëmija i Dukës dhe Dukeshës së Sussex do të vijë nga një prind me origjinë amerikane, që ka jetuar atje për të paktën 5 vite. Megjithatë gjasat janë që Meghan nuk do ta mbajë pashaportën amerikane në të ardhmen. Të pasurit pjesëtar amerikan në familjen mbretërore do të mund t’u krijojë atyre probleme per shkak te mundësise  së ekspozimit të të ardhurave në botë.

2. Trashëgimtari do të jetë rracë e përzier: Meghan vjen nga një familje birracjale. Babai i saj është Kaukazian ndërsa nëna është afrikano-amerikane. Ky do të jetë trashëgimtari i parë me rracë të përzier, që prej viti 1800 pas fëmijës së Mbretëreshë Charlotte.

3. Do të jetë lindja e parë e realizuar në shtëpi, që prej disa dekadash. Nënat e mëparshme të familjes mbretërore si Kate Middleton, Princesh Diana apo edhe të tjera i kanë lindur fëmijët e tyre në Lindo Wing. Ndërsa më parë lindjet realizoheshin në pjesë private të Pallatit Mbretëror. Mbretëreshë Elizabeth II i lindi të katër fëmijët e saj në rezidencën mbretërore, e po ashtu ka bërë edhe Mbretëreshë Victoria. Burime për “Vanity Fair” kanë bërë me dije Sussex-ët po shohin për një tjetër mënyrë lindje.

4. Ai apo Ajo do të ketë një emër aspak tradicional: Zakonisht emrat në Pallatin Mbretëror vendosen në nder të personaliteteve paraardhës, të tjerë të larguar nga jeta. Ndërsa Meghan dhe Harry mendohet se nuk do ta zbatojnë këtë zakon për emrin e fëmijës së tyre.

5. Familja mund të zgjedhi një titull të papritur (ose mund të mos mbajnë fare titull). Sipas rregullave djali apo vajza e Meghan dhe Harry nuk do të mbajë titullin Princ apo Princeshë. Fëmija e tyre do të mund të ketë titullin Lord ose Lady

6. Do të sfidojë Aristrokracinë Patriarkale. Është edhe një titull tjetër i mundshëm nëse trashëgimtari do të jetë djalë: Earl i Dumbarton. Por nëse trashëgimtarja është vajzë, të paktën për momentin do të mbesë pa titull. Megjithatë shumë gra po sfidojnë këtë lloj diskriminimi. Nëse ligji do të përbyset, atëherë vajzat do të mund të marrin më në fund titullin “Duke”.

7. Vija e trashëgimisë do të marrë një dege të re: Princ Harry është i 6-ti në radhë për fronin mbretëror, ndërsa fëmija i tij do të kalojë në të 7-tin. Kjo gjë do ta zbresë edhe më poshtë radhën e Princ Andrew dhe vajzave të tij.

Megjithatë përpos të gjitha fakteve që mblidhen rreth bebes që pritet të vjë në muajin Prill, vetëm koha do ta tregojë nëse ai do të rikrijojë historinë e familjes mbretërore, apo nëse do të thyeja rregullat.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF