I postojnë foton me djalin e porsalindur, reagimi i Almedës çudit ndjekësit

Almeda Abazi u bë nënë mëngjesin e 5 majit duke sjellë në jetë djalin e saj të parë Efehan. E disa orë pas lindjes nëna e re nuk ka publikuar ende asnjë foto mirëseardhjeje për vogëlushin ndërsa në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një foto që pretendohet se është shkrepur menjëherë pas ardhjes në jetë por që u zbulua se është thjesht një foto e photoshop-uar.

Për këtë ka reaguar vetë protagonistja e fotos, ish-miss Shqipëria e cila ka komentuar nën foton në fjalë duke qeshur dhe duke ironizuar imazhin në fjalë si “shumë të ëmbël”.

Previous ArticleNext Article