Pritja mori fund: Meghan Markle sjell në jetë bebushin mbretëror

Meghan Markle ka sjellë në jetë mëngjesin e sotëm fëmijën e saj të parë.

Dukesha dhe Duka i Sussex janë bërë prindër të një djali, emrin i të cilit nuk është bërë ende publik. Bebja ka lindur me peshë 3.200 gramë dhe gëzon shëndet të plotë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Sussex-ëve ku raportojnë se Harry ka qenë I pranishëm gjatë lindjes së bebit. Çifti i sapo bërë prindër ka falenderuar publikun që i ka qëndruar pranë përgjatë gjithë pritjes së ëmbël.

Kujtojmë që bebi i Meghan dhe Harry është i shtati në radhë për të kryesuar fronin, por që praktikisht është pothuajse e pamundur që një ditë ai të fitojë Titullin e Mbretit.

Previous ArticleNext Article