Seriali i famshëm “ Friends“ e uli siparin përpara 15 vjetësh, si duken sot aktorët e tij!!

6 majin e vitit 2004, u transmetua puntata e fundit e serialit të shumëadhuruar nga publiku“ Friends“, e të ndjekur nga më shumë se 52 milioni telespektatorë. Ku janë sot protagnistët e tij:

Jennifer Aniston – Rachel Green

Jennifer Aniston interpretonte Rachel Green, vajzën e pasur e të llastuar, por shumë zemërmirë, historia e dashurisë së të cilës me Rosin e përshkon të gjithë serialin. Aniston e vazhdoi karrierën në Hollivud, e ka qenë mjaft e suksesshme

David Schwimmer – Ross Geller- vëllai I Monica-s, I dashuruar “përjetësisht“ me Rachelin.

Edhe ai e vazhdoi kërrierën e aktorit, ndonëse nuk u bë aq I famshëm sa kolegia; më shumë do të kujtohet pas “ Friends“ me rolin e Herbert Sobel në serinë “ Band of Brothers“.

Courteney Cox – Monica Geller, personazhi elektrizues I vakzës së fiksuar pas rregullit, mikja e ngushtë e Rachel-it, që në fund martohet me shokun e saj, Chandler.

Courteney gjithashtu e  vazhdoi karrierën e saj në kinematografi, ndërsa me Anistonin janë shoqe për kokë edhe jashtë sheshit të xhirimit

Matthew Perry – Chandler Bing- shakaxhiu Chandler e ka gjithmonë batutën gati, pro me Monica-n, u bë serioz.

Matthew Perry-n e kemi parë në mjaft filma të tjerë që prej asaj kohe, kryesisht komedi

Lisa Kudrow – Phoebe Buffay- eksentrikja e grupit, me një të kaluar të trishtë në shpatulla, por që buron pozitivitet. Kudrow është diplomuar në biologji, por vazhdoi aktrimin; komedinë e fundit e ka realizuar këtë vit.

 

Matt LeBlanc – Joey Tribbiani- djaloshi me origjinë italiane që ëndërron të bëhet një aktor I suksesshëm, ka një naivitet e sindqeritet dërrmues, e kjo e ka bërë mjaft të dashur për publikun. As LeBlanc nuk e la rrugën e filmit, dhe në 2011-tën, falë serialit komik “ Episodes“, fitoi një “ Golden Globe“.

Previous ArticleNext Article