Pas divorcit me Tom Cruise, Nicole Kidman ra në depresion, ja kush e ndihmoi ta kapërcente krizën!!!

Aktorja 51 vjecare u nda nga Tom Cruise në 2001, pas 10 vitesh martesë. Asokohe, mendoi se jeta e saj mori fund, por njerëzit pranë saj e ndihmuan që ta kapërcente momentin e vështirë.

Ndarja erdhi pasi cifti kishte tentuar për vite me radhë të bënte fëmijë. Aktorja kishte pësuar një shtatzani jashtë mitre, e në fund, adoptuan dy fëmijë, Isabella dhe Connor. Por as kjo nuk arriti t`I ndihmote ta shpëtonin lidhjen e tyre, dhe Nicole vuajti tmerrësisht shumë.

Por asaj I qëndroi pranë aktori Hugh Jackman (Wolverine i X-Men), dhe e shoqja e tij, Deborra-Lee Furness. Më ndenjën pranë dhe më ndihmuan shumë, nuk e harroj gjestin e tyre, tha aktorja.

Previous ArticleNext Article