KreuStil Jetese

Aktorja e njohur bëhet nënë, zbulohet emrin e padëgjuar të djalit

Ajo solli në jetë fëmijën e parë të dielën në mbrëmje, si  fryt i dashurisë me bashkëshortin Chris Fischer, me të cilin u martua në 2018-ënn. Dhe të martën aktorja e njohur e komedisë Amy Schumer zbuloi edhe emrin e djalit të porsalindur që çifti ka vendosur për vogëlushin: Gene Attell Fischer.

37-vjeçarja ndau një foto të djalit teksa qëndron i mbështetur në krahët e të atit në një foto që është pak ta përshkruash të adhurueshme.

Schumer ndau lajmin e lindjes së fëmijës përmes një postimi të mëhershëm në Instagram me diçiturën “Fëmija ynë mbretëror erdhi në jetë”, duke bërë shaka me lindjen e dukeshës së Sussex Meghan Markle, e cila solli në jetë djalin pak orë më vonë. Aktorja edhe më herët ka bërë shaka me këtë fakt duke u nisur nga data e përafërt e lindjes që kishte me Markle.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF