Foto: Ja pamjet nga dhoma e spitalit luksoz ku lindi djalin Meghan Markle

Dy ditë më parë dukesha e Sussex Meghan Markle solli në jetë djalin e saj. Ndonëse ishte parashikuar që lindja të ndodhte në shtëpi, gjërat nuk shkruan sipas planit për dukeshën, e cila u detyrua t’i drejtohej spitalit.

Lindja ndodhi në spitalin luksoz “Portland Hospital” në Londër, në të njëjtin spital ku ka lindur edhe Victoria Beckham, Liz Hurley, Jools Oliver, dukesha e York-ut dhe shumë mama të tjera VIP.

Një natë në dhomat e këtij spitali kushton 1,800 paundë, megjithatë spitali ka edhe disa dhoma ekskluzive për mbretërorët dhe VIP-at e tjerë, të cilat kushton mbi 2000 paundë nata. Në këto dhoma ka shërbim 24 orësh, krevatë luksozë edhe për bebet, infermiere që kujdesen për bebin gjatë natës dhe po ashtu ka suita për familjarët dhe vizitorët e pacientëve.

Paketa më e lirë e lindjes në “Portland Hospital” kushton 15.000 dollarë, ndërsa disa nëna shpenzojnë deri në 500.000 dollarë në varësi të netëve që kalojnë aty. Ja disa nga pamjet e dhomave brenda spitalit ku ka lindur Dukesha Meghan Markle.

Previous ArticleNext Article