Plas sherri në emision, Mesila Doda merr shishen e ujit për të goditur Baton Haxhiun!

Ka nisur qetë emisioni “ Opinion “ i Blendi Fevziut, por nuk do të vazhdonte gjatë ashtu: shumë shpejt, dy të ftuar të tij, Baton Haxhiu dhe Mesila Doda janë përplasur ashpër verbalisht për cështjen e Kosovës. Mesila këmbëngulte se në darkën e Beogradit, kur kryeministri Edi Rama ishte për vizitë, shkëmbimi i territoreve është hedhur si ide nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç. Më pas sipas saj ka patur një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku është diskutuar për këtë çështje, ndërsa Hashim Thaci fillimisht nuk e ka pranuar, por më pas, po. Baton Haxhiu e hodhi poshtë një skenar të tillë, e tha se Mesila gënjente ndërsa pretendoi se ka qenë I pranishëm dhe vetë atje. Kaq u desh që të plaste “ lufta“: Mesila I thotë: “Po gënjen, gënjen“…Batoni përgjigjet:“Mund t`i thuash bashkëshortit tënd gënjen“. Ajo vazhdon:  “ Jo more jo, të them ty… Edhe një herë tjetër po të them, je i paedukatë“. Më tej, mori në dorë shishen e ujit e I tha: “ Mos më fol mua me këtë gjuhë, mora shishen e ta futa në kokë ty“, ndërsa e quajti dhe rrugac e ordiner. Ka qenë ndërhyrja e moderatorit Fevziu që e ka detyruar të ulë shishen, duke shmangur kështu që situata të degjeneronte në një incident të pakëndshëm.

Previous ArticleNext Article