KreuStil Jetese

Parashikimi i horoskopit, datë 9 maj 2019

Parashikimi i horoskopit, datë 9 maj 2019

DASHI

Duhet të falënderoni miqtë tuaj sot, pasi janë munduar të kuptojnë çdo gjë që ju thoni. Është e rëndësishme të shfaqni interes ndaj personave që ju rrethojnë.

DEMI

Sot, do ti kushtoni më shumë vëmendje ndjenjave tuaja. Emocionet do t’ju bllokojnë në shumë momente, kështu që nuk do të jeni të aftë për organizimin e punës suaj.

BINJAKET

Kjo është një ditë e lodhshme dhe stresuese për ju, pasi në shumë momente do keni zhgënjime të njëpasnjëshme. Por kjo nuk do t’ju mërzisë pasi ju do arrini të merrni atë që meritoni.

GAFORRJA

Sot do të keni mundësi të mëdha për të qenë tërheqës në sy të të tjerëve. Kujdes, se mund të merrni shumë ngacmime, por juve vetëm njëri duhet t’ju interesojë.

LUANI

Do të jeni shumë të aktiv sot, në shumë aspekte. Dëshira nuk do t’ju mungojë për të ecur përpara në qëllimet tuaja. Lidhja që do të krijoni me të tjerët është një aspekt i rëndësishëm i ditës.

VIRGJERESHA

Sot do të jeni shumë i zënë. Merrini gjërat lehtë, duke mos hyrë ne detaje. Ju mund të shqetësoheni nga rezultatet, por e vërteta është se problemet do të zgjidhen atëherë kur ju keni pamje të qartë të qëllimeve tuaja.

PESHORJA

Ju do të jeni në qendër të vëmendjes sot. Gjithçka do të vërtitet rreth jush. Kjo është një ditë e madhe për ju, pasi ju lejon ti shikoni gjërat me shumë kthjelltësi.

AKREPI

Ju do të merrni një ftesë që në të vërtet jeni duke e pritur, dhe kjo do t’ju gëzojë shumë. Mos mendoni shumë se çdo të ndodh më vonë, thjesht shijoni momentin.

SHIGJETARI

Sot, do të keni disa konflikte të vogla, sidomos kur bëhet fjalë për emocione. Kujdes, se probleme të tilla mund t’ju prishin rezultatin që kishit menduar. Shikoni mundësi pajtimi me të tjerët.

BRICJAPI

Sot, do të arrini të vendosni balancën e duhur në miqësi. Ndoshta është e vështirë për të marrë ndonjë vendim të shpejtë. Mundohuni të mos i merrni për baza thashethemet që mund të dëgjoni nga të tjerët.

UJORI

Ju do të jeni gati të fluturoni sot. Lajmet që do të merrni janë t’ju sjellin shumë gëzim në familje. Shijoni çdo gjë të bukur që do t’ju ofrojë kjo ditë.

PESHQIT

Ju do të largoheni në shumë drejtime sot. Çdo gjë nga jashtë do t’ju duket e shijshme. Nëse jeni të sigurt ne veprimet tuaja, atëherë veproni lirshëm në gjithçka.

Panorama

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF