Kim Kardashian gati për t’u bërë nënë për herë të katërt

Kim Kardashian dhe Kanye West pritet që nga çasti në çast të bëhen prindër për herë të katërt. Mësohet se dyshja e njohur i është drejtuar spitalit për të mirëpritur në jetë djalin e tyre që do të lindë nga një nënë surrogate e cila ëhstë në orët e fundit të shtatzënisë e po bëhet gati për lindje.

Lajmin e ka bërë publik motra e Kim, Kourtney që ka zbuluar në emisionin e së enjtes të Ellen DeGeneres se çifti i njohur gjendeshin në spital pas nëna surrogate që do të sjellë në jetë djalin e tyre është gati për lindje.

Mbetet e paqartë nëse reperi 41-vjeçar dhe ylli 38-vjeçar do të jenë në sallën e lindjes.

Previous ArticleNext Article