Parashikimi i horoskopit, datë 10 maj 2019

DASHI

Jeta në çift do jetë e paqëndrueshme. Do kenë konflikte kalimtare dhe parashikohen skena xhelozie. Në planin financiar do përballeni me disa probleme aspak të këndshme. Mos shpenzoni sa t’iu thotë mendja.

DEMI

Nën influencën e Neptunit do iu duket se një rival i hershëm në dashuri do rikthehet sërish dhe partneri juaj do ia hedhë sytë. Marsi do iu bëjë optimiste në planin financiar dhe do i merrni më lehtë problemet që do iu dalin.

BINJAKET



Pozicioni që do ketë Jupiteri në jetën tuaj sentimentale do sjellë ekuilibër. Do mundoheni t’ia kaloni sa më mirë me partnerin dhe ta shfrytëzoni kohën kur do jeni bashkë. Mos merrni vendime të nxituara në planin financiar sepse nuk është dita më e favorshme.

GAFORRJA

Dita e sotme nuk do jetë aspak harmonike për çiftet. Nuk do bëni asnjë lëshim dhe kjo do sjellë debate e konflikte. Plutoni do iu ndihmojë të përmirësoni buxhetin dhe për të bërë investimet që keni pritur prej kohësh.

LUANI

Jeta juaj në çift më në fund do jetë e qëndrueshme. Ata që kanë pasur një periudhe të turbullt do i përmirësojnë kontaktet me partnerin. Do tregoheni të kujdesshëm e të matur me financat. Duke menaxhuar mirë ato para që keni do vendosni ekuilibrin.

VIRGJERESHA

Venusi iu premton një ditë të mrekullueshme të gjithë të dashuruarve. Lumturia dhe mirëqenia do jenë bashkudhëtarët e tyre. Shpenzimet e papritura dhe të pamenduara mirë do iu detyrojnë të merrni masa strikte në planin financiar.

PESHORJA

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e animuar. Sjellja e partnerin dhe përkujdesi i tij ndaj jush do iu lëre me gojë hapur. Shtojini edhe ju dozat e fantazisë dhe origjinalitetit. Në planin financiar do ekzistojë qëndrueshmëria.

AKREPI

Dashuria do jetë më e rëndësishme se gjithçka tjetër për ju sot. Sektori i financave do jetë i mbrojtur. Do keni mundësi ta përmirësoni buxhetin dhe të merrni vendime të rëndësishme.

 SHIGJETARI

Në jetën sentimentale nuk do ngopeni me aq dashuri sa iu jep partneri. Flisni me të por mos harroni edhe ju t’i shprehni ato që ndjeni. Perspektiva të mrekullueshme në planin material. Nëse doni të bëni transaksione bëjeni pa frikë.

BRICJAPI

Mos e neglizhoni partnerin tuaj gjatë kësaj sepse ai do mërzitet dhe mund të lindin mosmarrëveshje. Në sektorin e financave duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Shpenzimi më i pamenduar do iu sjellë probleme.

UJORI

Ambienti në jetën sentimentale do jetë shumë i përshtatshëm që ju të dashuroni si të doni. Do e përforconi edhe më tepër lidhjen dhe do mendoni për të ardhmen. Fati në planin financiar nuk do mungojë por ju nuk duhet t’i bini me shkelm.

PESHQIT

Dita e sotme do jetë shumë e favorshme që ju të rregulloni problemet që keni pasur në çift. Ka ardhur momenti të ndryshoni strategji në planin financiar në mënyrë që të arrini të stabilizoni buxhetin.

Previous ArticleNext Article