KreuCelebrity

Vesa Luma renditet në influencueset më të rëndësishme në Zelandën e Re!

Rrjetet sociale janë kthyer apriori në njësi matëse suksesi për personazhet e njohur, e jo vetëm.

Vesa Luma  gjatë kohës së qëndrimit në Zelandën e Re duket se ka fituar fansat e saj edhe atje. Disa orë më parë, këngëtarja nga Kosova ka mësuar se profili i saj në Instagram renditet ndër 10 mediat sociale (profile) më me ndikim në Zelandën e Re.

“Kjo është çmenduri”; ka shkruar Vesa në postimin e saj në instastory teksa publikon ‘screenshoot-et’ me lajmin e bukur për të.

Vesa Luma ndërtoi jetën e saj në Zelandën e Re për një kohë të gjatë, ndërsa së fundmi u rikthye në vendlindje bashkë me të birin për disa muaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF