Heronj me demonë!

Nga Shruti Rya Ganguly

Regjisore indiane

Rrëzimi nga lavdia e shumë personazeve të famshëm, vë në pikëpyetje raportin tonë me mjeshtërinë e tyre Kur isha 10 vjeç, albumi “Dangerous” ishte kolona zanore e jetës time. Isha i ekzaltuar kur  dëgjova se Michael Jackson po vinte në Dubai për turneun e tij. Isha rritur në Oman, ku koncertet ndërkombëtare të muzikës pop në vitet ’80 ishin relativisht të kufizuara. Kur dita e koncertit u afrua, mbusha valixhen me veshjet më të mira dhe u bëra gati për udhëtimin dhe koncertin e jetës sime. Papritur ndodhi diçka që nuk e kisha imagjinuar! Tre ditë para shfaqjes, Xhekson u akuzua për ngacmimin e parëseksual ndaj një fëmije dhe turneu u anulua. Unë u mërzita sikur të kishte ndodhur gjëma më e madhe, sepse asokohe as që nuk e kisha idenë çfarë po ndodhte në tëvërtetë.



Vetëm disa vite më vonë fillova të kuptoj më shumë, edhe pse nuk doja që ajo që dëgjoja të ishte e vërtetë. Unë nuk mund ta ndalja admirimin ndaj Michael Jackson.

Gati një dekadë më vonë isha ulur në një klasë në Shkollën e Arteve në NY, kur profesori im Spike Lee tregoi disa nga ato video muzikore, që ai kishte qenë regjisor për klipet e Michael Jackson. As në ëndrrat e mia më tëçuditshme nuk mund të isha ndodhur në një situatë të tillë, të qëndroja kaq afër njeriut i cili kishte punuar me idhullin tim. Kur u ndezën dritat, Spike erdhi pranë meje dhe më tha “Dikush doli pak më emocional se të gjithë“. Fshiva sytë nga lotët, duke imagjinuar Jackson. Kjo ndodhi 5 vjetpara se artisti të largohej nga kjo botë, ndaj e kisha ende në memorie imazhin e njeriut që më frymëzonte.

Por, papritur diçka ndryshoi për mua. Premiera e dokumentarit “Leaving Neverland” nga Dan Reed e cila u mbajt në Sundance në Januar 2019 shkërrmoqi piedestalin e shenjtë që kisha ngritur me kujdes për heroin tim artistik. Ana e errët dhe komplekse njerëzore e Xhekson, u shfaq e pastër përballë viktimave të tij – Wade Robson dhe James Safechuck. U desh shumë kohë tëkuptoj dhe të lidh fjalën pedofili me artisin e madh, pikërisht kur isha në një moshë madhore, duke i dhënëfrymë përgjigje të fëmijërisë time.

Si regjisore, përpjekjet e mia janë të përfshira në punën e përgjegjshme dhe etike, duke prodhuar filma dhe video qëkanë një rëndësi në aspektin profesional. Në të gjitha punët tona, përpiqemi të zhvillojmë karaktere komplekse, shumëdimensionalë – ato mund të jenë herosh pozitivëose heronj negativë. Ashtu si në faqen e fundit të një libri edhe në ekran, ne i lejojmë personazhet të ekzistojnë megjithë anën e tyre gri. Megjithatë, kur bëhet fjalë për realitetin, ne zgjedhim njërën anë, majtas ose djathtas, mirë ose keq, por ama ka edhe diçka e cila është ana e tyre e shëmtuar.

Supozoni se ndihemi kënaqur me anën ‘e shëmtuar’:fundja qeniet njerëzore janë komplekse, janë të afta edhe të na zhgënjejnë, madje në disa raste ekstreme, ato janëvepra penale. Kjo nuk do të thotë se ana e tyre e shëmtuar është diçka e justifikueshme. Kuptojeni kështu: shumica e heronjve tanë fshehin brenda demonët e tyre!

Nuk është çudi që disa personazhe të famshëm e keqpërdorin pushtetin e tyre, këtë e dëgjojmë në raportet e tyre me partnerët, bashkëpunëtorët, familjarët apo miqtë e ngushtë. Por a duhet të tolerohet kjo për shkak se ata janë të famshëm? Gjatë viteve të fundit, lëvizjet Times Up dhe #MeToo e kanë çuar këtë pikëpamje në një këndvështrim tjetër. A duhet që të gjithë autorët e këtyre veprave të futen në të njëjtin thes? Them Po, sidomos për njerëzit e tyre më të afërt, bashkëpunëtorët e ngushtë, ideatorët e krijimeve të cilët shumë personazhe i ngrejnë në piedestal, e në shkëmbim keqtrajtohen duke u justifikuar me idenë se janë paguar për atë që kanë bërë. Si mund të krenohen artistët e mëdhenj për këngët që këndojnë, duke pranuarse njerëzit që qëndrojnë prapa këtyre krijimeve mund të jenë raciste, homofobike, apo thjesht mizorë? A e mbështesim ata artin e tyre dhe rrjedhimisht biznesin e tyre? A jemi ne në gjendje të ndajmë ndjenjat tona në të mira dhe të këqija? Apo duhet të përfshijmë edhe alternativën e tretë, të shëmtuarën?

Lëvizja #MeToo në Hollivud filloi me Harvey Weinstein, e më pas me aktorët, regjisorët, drejtorë, kryesisht burrat, tëcilët u futën në të njëjtën kategori. Një prej tyre ishte një nga bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, dhe kjo më bëri të mendoj për qasjen time për ta mbrojtur publikisht, ose ta lija të bëhej viktimë e turpërimit publik?

Një takim intim i Aziz Ansari me një fanse e cila “vdiste” të dilte për një darkë me idhullin e tij, u bë publike në një platformë të quajtur Babe.net. Vajza kishte zgjedhur vetë të ishte pjesë e darkë, e më pas kishte shkuar më këmbët e saj në derën e shtëpisë se Ansarit, por duket se aty kishte zbuluar anën e tij të shëmtuar dhe kjo nuk kishte pelqyer, ndaj ishte larguar e zhgënjyer. Videoja bëri xhiron në rrjet, duke sulmuar Ansarin. Ky i fundit kur u shfaq në publik, pasi falënderoi fansat, tha se tani e tutje, jo çdo gjë mes tyre do të ishte si më parë. Ndoshta sepse ata kishin zbuluar anën e tij të shëmtuar. Por, a e meriton Ansari të jetë në një kategori me Kevin Spacey dhe Woody Allen? Absolutisht Jo. Disa mund të argumentojnë se kjo është një temë mbi mashkulloritetin toksik të Ansarit.

Këtu vlen të themi se e gjithë kjo ndodhi nuk është as e mirë, as e keqe, por thjesht e shëmtuar. Edhe unë e kuptoj se ajo që ka bërë Azis Ansari është diçka e shëmtuar.

Ashtu si unë, shumë prej jush keni aspiruar për më shumë heronj pa demonë, por ne duhet të jemi të kënaqur mëshumë më anën e tyre të shëmtuar dhe të mbështesimnjëri-tjetrin se si të ecim me dashamirësi, vetëdije dhe llogaridhënie më të madhe.

Previous ArticleNext Article