KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e shtunë 11 maj 2019

Pritet qe dita e sotme te jete pasiononte dhe e mbushur me çaste te jashtëzakonshme për ju qe keni një lidhje. Do dashuroheni ashtu si do e ndieni me partnerin dhe nuk do mendoni për asgjë tjetër. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri dhe pak nga pak do mund te afrohen me personin qe kane pëlqyer prej disa kohesh. Financat keni ditur si t’i menaxhoni gjithë këto kohe dhe gjendja do mbetet e mire.

Klima yjore do jete shume e ngrohte sot për ju qe keni një lidhje. Zemra do ju rrahe me fort se me pare dhe dozat e fantazisë do shtohen nga te dy palët. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite monotone dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Duhet ende te presin për ndryshimet qe kane menduar. Situata financiare do jete prioritet për ju kështu qe pak nga pak do i kaloni edhe vështirësitë.

Partneri do ju mbështesë tej mase gjate kësaj dite dhe se bashku do bëni ato qe do ndieni ne çdo moment. Nuk do lejoni askënd te ndërhyje mes jush. Beqaret do jene me te hapur ndaj njohjeve te reja dhe gjerat për ta do fillojnë pak nga pak te ndryshojnë. Ne planin financiar Marsi do ju beje me optimiste dhe do merrni masa qe gjendja te mos keni asnjë lloj tronditjeje.

Urani do ua zbukuroje jetën sot juve qe keni një lidhje. Jo vetëm qe nuk do keni ankesa, por do mbeteni te habitur nga surprizat dhe deklaratat e forta që do merrni. Beqaret do preferojnë te fillojnë aventura afatshkurtra pasi tani për tani nuk preferojnë lidhjet serioze. Gjendja e te ardhurave nuk do jete e keqe, megjithatë me mire mos jepni hua edhe sikur këtë t’ua kërkojnë persona te afërt.

Jeta juaj ne çift nuk do jete e mire sot. Nuk do e dëgjoni atë qe keni ne krah dhe do veproni sipas mendjes tuaj. Kjo gjë do sjelle konflikte te ashpra. Nëse jeni ende beqare mos prisni ndonjë gjë te madhe sot. Për te mos u mërzitur me mire merruni me diçka. Për sektorin e financave duhet te përkujdeseni me shume sepse po e late pas dore, gjerat do marrin tatëpjetën.

Jeta juaj ne çift do jete shume e qete sot. Do merreni vesh për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do futeni ne debate te kota. Secili do beje përpjekjet e veta për harmoninë e marrëdhënies. Beqaret do influencohen mjaft nga Urani dhe do kalojnë momente goxha interesante. Ne planin financiar mund te guxoni te ndërmerrni edhe rreziqe për ta përmirësuar situatën.

Sot do jeni ne humor shume te mire ju te dashuruarit dhe do bëni çdo gjë qe marrëdhënia me partnerin te përmirësohet edhe me tepër. Edhe ai do mendoje te përgatisë ndonjë surprize interesante. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë, por duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar. Ne planin financiar duhet patjetër te merrni masa sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Ju te dashuruarit do përjetoni emocione shume te forta gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e adhurueshme. Beqaret mund te afrohen edhe me tepër me një person qe kane njohur para pak javësh. Ndonjëherë gjerat ndodhin ndryshe nga sa mund te mendohen. Ne planin financiar ka rrezik t’iu mundojnë realizmi dhe gjendja do përkeqësohet.

Jeta juaj ne çift do jete disi e turbullt gjate kësaj dite. Komunikimi mes jush do jete i vështirë dhe ne disa momente mund te keni edhe debate. Beqaret nuk do mundin dot ta ndryshojnë statusin e tyre pasi nuk do kenë as kohe te kërkojnë personin e ëndrrave. Ne planin financiar duhet te jeni shume te kujdesshëm pasi po bëtë gabime gjendja do rendohet dhe nuk do ndiheni mire.

Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë te pamundurën sot qe ta ndryshojnë rutinën qe i ka pushtuar dhe do fillojnë te bëjnë edhe plane afatgjata për te ardhmen. Beqaret do bëjnë disa gabime te pafalshme sot te cilat jo vetëm qe nuk do iu sjellin një lidhje, por mund t’i bëjnë te tjerët te krijojnë opinione te këqija. Financat do kenë përmirësime te vogla.

Ne planin sentimental, gjerat nuk do ju shkojnë ashtu si keni dashur ju te dashuruarve. Do keni një dëshirë te shfrenuar për me tepër pavarësi dhe liri. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap gjate kësaj dite, por duhet te bëjnë ende durim për te pasur ndryshime. Ne planin financiar do tregoheni te mençur dhe situata do ketë veçse përmirësime. Përgatituni te hiqni disa para mënjanë.

Nëse prej kohesh jeni duke u menduar te bëni ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift sot është dita ideale. Yjet do i keni gjithë kohës pranë dhe do ju ndihmojnë te bëni zgjedhjet e duhura. Beqaret do kenë veçse dashuriçka kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do bëni mire te shpenzoni me kursim sepse gjendja nuk do jete e qëndrueshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF