KreuStil Jetese

Përlotet Arbana Osmani, rrëfen për herë të parë sëmundjen e rëndë të së ëmës

Arbana Osmani drejtoi puntatën e radhës të ‘Dua të të bëj të lumtur’ të mbushur plot emocione. Këtë herë mbrëmja u mbyll me historinë e një nëne, e cila kishte vuajtur shumë nga ana shëndetësore dhe ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundjeje të rëndë që kishte kaluar. Vajza e saj donte që ta bënte atë të lumtur, ndërkohë e ftuar speciale ishte këngëtarja e njohur Irma Libohova.

E teksa kërkonte t’i jepte kurajo zonjës së ftuar, prezantuesja e njohur Arbana Osmani ndau me publikun një histori personale nga fëmijëria e saj duke rrëfyer sëmundjen e rëndë që kishte kaluar mamaja e saj.

“Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të nënës sime. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë dhe që do luftonte për ne, këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu”, u shpreh Arbana.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF