Sfilata aq e përfolur e Victoria’s Secret pëson ndryshimin e madh e të papritur!

Një ndryshim madhor pritet të ndodhë me sfilatën e përvitshme dhe aq të përfolur të Victoria Secret. Një email i shpërndarë nga Les Wexner, CEO i kompanisë lë të kuptohet se Victoria Secret Fashion Show nuk do të transmetohet më në ekranin e televizionit.

“Moda ndryshon vazhdmisht. Duhet të evoluojmë dhe të rritemi. Me këto dy fjali në mendje, kemi vendosur të rimendojmë sfilatën tradicionale të Victoria’s Secret. Nuk besojmë se në të ardhmen televizioni do të jetë vendi i duhur për t’u shfaqur. Në 2019-n dhe në vijim, do të fokusohemi në zhvillimin e një shfaqjeje emocionuese dhe dinamike, një lloj të ri eventi – që do të transmetohet aty ku janë njerëzit… në këtë mënyrë do të shkelim mbi kufijtë e modës në botën e re digjitale.”,- thuhet në email-in e Wexner.



Në fakt, në epokën e dixhitalizimit, sfilatat e regjistruara që shfaqen në televizion kanë pasur shikueshmëri vit pas viti e më të ulët. Për shembull, në 2018-ën sfilata e Victoria’s Secret Fashion Show u mbajt më 8 Nëntor por nuk u transmetua në ekran deri më 2 dhjetor. E sigurisht përgjatë kësaj kohe derisa show tëteansmetohej, fansat kishin mundur të shihnin momente nga sfilata falë postimeve në rrjetet sociale, duke e shuar kështu kureshtjen e duke ulur shikueshmërinë në TV. Mbetet ende e paqartë në çfarë forme është menduar të shfaqet sfilata, por me siguri diçka edhe më madhështore pritet të ndodhë.

Previous ArticleNext Article