KreuCelebrity

Është i mbuluar nga tatuazhet; ç’mendim ka Pirro Çako për pasionin e të birit!

 

Kantautori Pirro Çako ishte i ftuar këtë të diel në “BE Coffee”, ku ndër të tjera rrëfeu edhe marrëdhënien me të birin Anthony, si dhe u pyet se ç’mendim ka ai për pasionin  e të birit për të mbushur trupin me tatuazhe.

Duket se për Pirron nuk përbën asnjë problem pasioni i Anthony, madje atij i pëlqejnë duke rrëfyer se në tatuazhet e Anthony, Pirro sheh rininë e tij.

Tatuazhet më pëlqejnë, janë gjëra që nuk i kam bërë unë në rini e tani më duken si rinia ime, është çeshtje shije dhe atëherë kishte koncepte të tjera.”; tha Çako

Anthony ka zgjedhur të merret me muzikë njësoj si prindërit e tij, ndonëse ka preferuar një rrymë tjetër nga ajo e mamit dhe babit, pasi 20-vjeçari Çako është i apasionuar pas muzikës elektronike.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF