Humbi 27 kilogramë në 4 muaj; këngëtarja shqiptare rrëfen dietën!

Qe nga viti 1985 kur u paraqit për herë të parë në skenë, ajo fitoi simpatinë e publikut, gjë që e shijon ende sot. Gili, këngëtarja bionde nga Kosova krahas hiteve që ka prodhuar gjatë karrierës së saj, ka ditur të dallojë me stilin karakterisik të paraqitjes së saj.


Kohët e fundit 53-vjeçarja u duk se shtoi disa kilogramë ( por pa ja zbehur aspak hijeshinë), por gjithsesi duket se Gili preferoi t’i merrte frerët në duar duke i hequr të gjitha kilogramët e tepër në fizikun e saj.


Artistja ja doli të ulte plot 27 kilogramë në vetëm 4 muaj, dhe kjo falë një diete të shëndetshme, të cilën ajo e rrëfeu në programin “Prive”.

The Paleo Diet quhet dieta që e solli sërish Gilin në formë perfekte fizike!

Kjo dietë përfshin një plan ushqimi bazuar në ushqime të ngjashme që kanë ngrënë njerëzit në kohën e paleolitit. Në planin ushqimor të dietës përfshihen mishi, peshku, perime, arra dhe fara – ushqime që në kaluarën janë mbledhur nga gjuetia.

Previous ArticleNext Article