KreuCelebrity

Kroi Art sot mbush 2 vjeç; mami Bieta bën dedikimi e ëmbël!

 

Mbushen plot dy vite sot që kur Bieta Sulo ka përjetuar për herë të parë ndjesinë e ëmbël e të qenit nënë. I biri Kroi Art sot feston ditëlindjen e dytë, ndërsa mami i ka dedikuar disa rreshta plot ndjenjë për atë që i dha epitetin më të bukur që mund të ketë një grua.

Ditën e djeshme, në vigjilje të ditëlidjes së të birit, moderatorja ka postuar disa foto shkrepur kur Kroi ishte vetëm disa ditësh, të cilat moderatorja ia ka shoqëruar me këto fjalë:

“Ora: 19.01… 2 vjet më parë si sot, Kroi ishte ende tek barku im dhe nuk e dija të them të drejtën, datën 12 Maj (këtë vit, që ta saktësoj ose të dielën e dytë të Majit), si ditën e nënave. Vetëm 24 orë më pas, do të njihja ndjesinë, që thuajse prej 2 vjetësh ka mbushur zemrat tona. Ndaj, në këtë vigjilje të ditelindjes së dytë, po publikoj këto foto te Kroi Art vetëm disa ditësh, që më bëjnë mua sot të kuptoj të gjitha nënat e botës ❤”

Kroi Art erdhi në jetë më 13 maj 2017 si frut i një dashurie shumë vjeçare të prindërve të tij Bieta Sulo dhe Alban Dudushi.

Edhe 100 vogëlush!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF