Pronarja e kompanise së famshme kozmetike “ Anastasia Beverly Hills“, qenka me origjinë shqiptare!!!!

Anastasia Beverly Hills u krijua në 1997 nga Anastasia Soare, dhe salonin e parë të rëndësishëm e hapi  në Beverly Hills. Që prej atëherë, kompania është rritur duke fituar famë të madhe për produktet e saj, sidomos ato të vetullave, dhe sot, ato shiten në mbi 25 vende. Por Soare qenka me origjinë shqiptare dhe këtë e rrëfeu grimierja, Vjosa Paçuku, gjatë emisionit të pasdites në ekranin e ‘Tv Klan’ me Rudina Magjistarin.

Ajo tregoi sesi  Anastasias, e ka marrë mënjanë kur Vjosa tregoi se nga vinte. “Kur e mori vesh që isha shqiptare më tërhoqi dhe më tha: ‘Më vjen mirë që je shqiptare sepse dhe unë jam gjysmë shqiptare. Mamaja ime është nga Elbasani”, u shpreh Paçuku.

Ajo shtoi se Anastasia nuk ja tregon të gjithëve origjinën e saj, por vetëm njerëzve më të afërt. Në sallonin e saj, Vjosa ka pasur rastin të grimojë Paris Hilton, Snoop Dog dhe personazhe të tjerë të famshëm.

Previous ArticleNext Article