15 fraza të rëndësishme që duhet t’ja thoni patjetër fëmijëve!

 

Në bibioteka gjejmë me mijëra libra të shkruar nga psikologë të ndryshëm, shumë të njohur e më pak të njohur, për mënyrën se si duhet të sillemi me fëmijët. Megjithatë në një gamë të gjerë informacionesh, duket se kur gjendemi përballë realitetit është gjithmonë e vështirë për të gjetur ‘gjuhën’ apo shprehjet e duhura me të cilat duhet t’u drejtohemi fëmijëve tanë. Në gjithë morinë e informacioneve janë disa fraza, për të cilat pothuajse të gjithë psikologët bien dakord se duhet t’i përdorim gjithmonë me fëmijët, ndaj ne ju sjellim 15 fraza të rëndësishme që duhet t’ja thoni patjetër fëmijëve tuaj:

  1. Jam krenar për ty
  2. Nuk ke pse të jesh perfekt
  3. Mos ki frikë të jesh vetvetja
  4. Të gjithë bëjmë gabime. Është në rregull
  5. Mos e krahaso veten me asnjeri tjetër
  6. Më pëlqejnë idetë e tua
  7. E di se bëre gjithçka munde
  8. Më pëlqen shumë që jam mami/babi yt
  9. Kam shumë besim tek ti
  10. Të kuptoj shumë mirë
  11. Edhe nëse bën një gabim, nuk ka probem ti mund ta rregullosh sërish
  12. Ishte zgjedhja e duhur
  13. Po të dëgjoj
  14. Familja jonë nuk do të ishte njësoj pa ty
  15. Të admiroj shumë

Previous ArticleNext Article