KreuCelebrity

Kjo nuk do t’i pëlqejë Klaudias dhe Albës; ja ç’thotë babai i Albi Nakos për nusen e të birit!

I ftuar në programin “Në kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e kaluar ishte koreografi i njohur Llaqi Nako. Ndër pyetjet drejtuar balerinit dhe koreografit ikonë, vogëushët nuk mund të mos e pyesnin të ftuarin edhe për djalin e tij Albi Nako, madje ‘gazetarët’ e vegjël deshën të dinin edhe nëse Llaqi do të kishte dëshirë që nusja e ardhshme e Albit të ketë profesionin e balerinës. Duket se babai i Albit nuk dashka më balerinë në shtëpi…

“Duke qenë vetë balerinë nuk dua që nusja e Albit të ketë profesion, duke qenë se e njoh mirë këtë profesion”; u shpreh koreografi i njohur.

Nuk e dimë se ç’mendon Albi për këtë deklaratë të të atit, duke qenë se ai duket se ka debulesë për balerinat.

Kujtojmë që Albi Nako ka qenë i martuar pikërisht me një balerinë Klaudia Pepa me të cilën u divorcua dy vite më parë, ndërsa aktualisht përflitet se po jeton një histori dashurie me një tjetër balerinë Alba Hoxha.

Ndonëse dyshja nuk e kanë konfirmuar asnjëherë lidhjen, miq të afërt të tyre kanë pranuar se Albi dhe Alba janë në një marrëdhënie dashurie.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF