Në prag të koncertit të Manjola Nallbanit, Elton Deda bën një super vlerësim për të!

 

Ata kanë ndarë skenën e festivaleve në vitet ’90. Mandej karriera e tyre ka pasur pak ose aspak pikëtakimi!



Në nisje të punës së saj për koncertin recital Manjola Nallbani ishte mëse e qartë! Ai që do të drejtonte orkestrën do të ishte Elton Deda! Tashmë prej javësh të tëra pune e provash, kur po afron dhe 16 Maji data e finalizimit të kësaj ngjarjeje muzikore nw vend, Elton Deda ka bërë një koment, ku çdo fjalë e tij shpreh një supervlerësim për ikonën Manjola Nallbani.


“Jam shume i lumtur të jem pjese e këtij koncerti! Një artiste madhështore dhe modeste në të njëjtën kohë. Meriton jo vetem respekt por edhe maksimumin e perpjekjeve artistike për ta shoqëruar në këtë rrugëtim fantastik që i takon me merite. Manjola, jam i bindur që do shkelqesh. Te duam dhe besojmë te ti. Të enjten, salla e katedrales do kumboje nga zeri yt i bukur”


Sigurisht në një eksperiencë të përbashkët, njerëzit njohin përtej profesionit dhe njeriun! Andaj statusi i Eltonit duhet marrë me mjaft konsideratë!


Manjola Nallbani sjell më 16 Maj, në Qendrën Kulturore të Kishës Ortodokse koncertin e saj recital “Jetë me ty”, ku interesi i ndjekësve të saj ka qenë i pamatë. Siç lajmëroi në llogarinë e saj në Instagram artistja dy ditë më parë biletat ishin thuajse të gjitha të shitura!

Previous ArticleNext Article