KreuCelebrity

Puthja në buzë me nënën shkaktoi reagime; reagon këngëtari

 

Këngëtari latin Maluma postoi dy ditë më parë në ditën e nënës foto me dashurinë e jetës së tij, nënën ku në njërën prej fotove nënë e bir u puthën në buzë.

Kjo ka shkaktuar jo pak reagime nga ndjekësit ku një pjesë e tyre mendonte se kjo sjellje nuk është e përshtatshme dhe ngjan çuditshëm mes një nënë dhe djalit. Gjithsesi reagime të tilla kanë qenë tejet absurde për këngëtarin e njohur, përfaqësuesi i të cilit është shprehur se është e gjitha çështje kulture.

“Është fansatike që është pranuar në tregun amerikan me krahë hapur. Jetojmë në një botë ku muzika është globale. Tani njerëzit do të jenë në gjendje të shohin anë të ndryshme të kulturës sonë, në mënyra të ndryshme.” u shpreh përfaqësuesi i këngëtarit kolumbian për Page Six.

Në kulturën latine puthja në buzë me pjestarët e familjes është një formë dashurie dhe nderimi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF