KreuCelebrity

Xhensila Myrtezaj hatërmbetje me moderatorin e njohur; nuk i shkon në emision!

 

Ai është një ndër moderatorët më të njohur në Kosovë, programet e të cilit kanë rezultuar përherë të suksesshëm. Një ftese të Alaudin Hamitit pët të marrë pjesë në program, pakkush nga personazhet e njohur të shoëbizz do t’i thonin jo, e një nga ata të rrallët qenka këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Këtë fakt e ka zbuluar vetë moderatori Hamiti, i cili gjatë programit “Ndrrimi i natës” rrëfeu një incident që i ka ndhodhur me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Teksa po intervistonte reperin Don Phenomen në lojën “Haje ose thuaje” ky i fundit e ka pyetur për emrin e reperit që nuk i pëlqen dhe Alaudini ka refuzuar të përgjigjet duke ngrënë specin djegës. Arsyen ai e ka shpjeguar shumë mirë duke treguar kështu edhe historinë me Xhensilën dhe arsyen e hatërmbejtjes.

“A e di pse është problem ta them emrin? Sepse më është bërë  një pyetje për këngëtaret që janë më emër tani kanë qenë Elvana, Tuna, dhe Xhensila. Edhe mysafiri më ka pyet cila prej tyre të pëlqen më pak, ose ka talent mas paku. Unë kam than emrin e Xhenislës edhe ajo ka hatërmbejtje me mua qysh atëherë. Koleget e mija e kanë ftuar në emision edhe përgjigja e saj ka qenë: ‘Jo se nuk më pëlqen moderatori”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF