Britney Spears mund të mos këndojë më kurrë!

 

Së fundmi aj ka hequr dorë nga muzika, dhe nuk do të performojë për disa kohë në Vegas, nuk dihet kur do të rikthehet, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të mos performojë më kurrë.



Britney Spears nuk është në gjëndje të mirë psikologjike, mendore e fizike dhe ka munguar në seritë e shoë-t në Vegas dhe menaxheri i saj është shprehur për TMZ deri në momentin që Spears të jetë e gatshme shpirtërisht, psikologjikisht dhe fizikisht ai nuk do ta shtyjë atë që të rikthehet në muzikë.

“Nuk dua që Briteny të punojë derisa të jetë gati. Nëse ajo kohë nuk vjen asnjëherë atëherë ajo nuk do të kthehet. Nuk kam dëshirë ta shty që t’i rikthehet punës, unë do të jem gati për të vetëm kur ajo të jetë gati. Dhe nëse ajo nuk do të kthehet, unë nuk do t’i them, as që bëre mirë, as që bëre keq”, është shprehur Larry Rudolph.

Previous ArticleNext Article